
Mbrëmjen e djeshme u luajt gjysmëfinalja e Copa Libertadors mes Santos dhe Boca Juniors. Sfida u mbyll me rezultatin 3-0 me Santos që kaloi në finale dhe do të përballet me Palmerias në një duel brazilianësh. Në këtë takim nuk mungoi as tensioni me Boca Juniors që ngeli me 10 lojtarë që në minutën e 56-të.
Mbrojtësi I krahut të majtë, Fabra bëri një ndërhyrje "horror" ndaj Marianhos pa top duke e shkelur në bark. Gjyqtari I ndeshjes nuk hezitoi të nxirrte kartonin e kuq për lojtarin e Bocas që i vështirësoi akoma më shumë ndeshjen për skuadrën argjentinase. Në fund Santos arriti të dilte me fitore e tashmë synon triumfin edhe në finale.
Poll