
Sulmuesi franko-tunizian Wissem Ben Yedder realizoi sot golin e dytë dhe shumë të rëndësishëm ndaj Barcelonës në fitoren 2-0 ndaj katalanasve. Futbollisti i Sevillas i emocionoi të gjithë të pranishmit në "Ramon Sanchez Pizjuan" duke ngritur fanelën e tij ku poshtë në bluzën e bardhë shkruhej në spanjisht:"Për ty vëllai im! Forca Emiliano Sala!"
https://youtu.be/QFtXBE9sNME
Lojtari është sensibilizuar me situatën enigmatike të zhdukjes së sulmuesit argjentinas të Nantes ditën e djeshme gjatë fluturimit për në Angli ku do të prezantohej si lojtari më i ri i Cardiffit. Shpresat se ai mund të jetë ende gjallë u shtuan kur dërgoi një mesazh audio ku bënte thirrje për ndihmë.
Megjithatë, autoritetet e huaja nuk kanë arritur dot të zbulojnë vendodhjen dhe për jetën e tij.