
Punimet në "Arenën Kombëtare" vazhdojnë me ritme të larta për të përfunduar punimet në kohë rekord dhe për t'i lënë vendin luajtjes së takimeve të rëndësishme në vend, por jo vetëm.
Në një video të postuar nga vetë faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit, shihet sesi punimet vazhdojnë edhe pse temperaturat janë mjaft të ulëta. Kushtet atmosferike nuk kanë ndaluar punimet nga ana e kompanisë së kontraktuar.
"Në sektorë të ndryshëm po punohet paralelisht për pjesë të rëndësishme të stadiumi të ri, sipas projektit të mirëdetajuar", shkruhet si mbishkrim në videon e postuar nga FSHF-ja.
Poll