VIDEO/ Monza mori një pikë ndaj Interit, Galliani “çmendet” pas golit të barazimit
Shkruar nga NEWSPORT
Monza ia doli mbrëmjen e djeshme të merrte një pikë ndaj Interit, në sfidën që do të mbyllej 2-2. Një barazim që është shumë i vlefshëm për ta, pasi vjen ndaj një kundërshtari si zikaltrit.
Goli i barazimit për ekipin e Monzas erdhi në minutën e 93’të, kur Denzel Dumfries shënoi në portën e tij, duke ngritur në festë të gjithë vendasit dhe duke i hequr skuadrës së tij 2 pikë.
Për këtë gol u gëzua shumë edhe drejtori i Monzas, ish-milanisti, Adriano Galliani, i cili njihet për festimet e tij epike. Një të tillë e dha mbrëmë kur erdhi goli i barazimit nga ekipi i tij, me videon e këtij momenti që është bërë virale në internet.