Argjentina arriti të triumfojë në Kupën e Botës në Katar. Kombëtarja “Albiceleste” zbuloi në radhët e saj disa emra të rinj, të cilët me aftësitë e tyre ia dolën që të kishin një “lum” ofertash nga ekipet e njohura në europë, një ndër to është dhe Alexis Mac Allister, që luan në Premier League për Brighton.
24 vjeçari ka spikatur me formën e treguar por mbi të gjitha me modestin e tij që e karakterizonte. Me rikthimin e tij në klub Mac Allister ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes. Një gjest tepër i madh është bërë së fundmi nga ai.
Teksa po drejtohej për në qendrën stërvitore, mesfushori ka ndaluar për të dhënë disa autografe dhe ka shkëmbyer foto me tifozët që e prisnin. Ndrëkohë 3 tifozë të vegjël ishin fatlumët e ditës, pasi kishin mundësinë që të merrnin një kujtim tepër të bukur, teksa Mac Allister nxori medaljen e artë të Botërorit për të “shkrepur” një moment që do të mbetet gjatë në memorien e tyre.
VIDEO:
Alexis Mac Allister sacando la medalla de campeón del mundo para mostrársela a los nenes en Brighton.
Qué tipazo. pic.twitter.com/mdFkI86PFT
— Sudanalytics (@sudanalytics_) January 11, 2023