Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Milan merr fitoren e 4-të rradhazi, kuqezinjtë mposhtin Genoan me Giroud në portë dhe kryesojnë të vetëm në Serie A  

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Milan merr fitoren e 4-të rradhazi, kuqezinjtë mposhtin Genoan

Genoa 0-1 Milan

Milani mposhti Genoan në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë fituan në transfertë me rezultatin minimal 0-1, ku heroi i ndeshjes ishte Christian Pulisic i cili u fut nga stoli për të shënuar një gol mjaft të bukur në fundin e ndeshjes.

Djalli dominoi sfidën, por pa arritur të depërtonte shpesh në mbrojtjen e hekurt të Genoas megjithatë ia dolën në fund të merrnin 3 pikë të arta që e dërgojnë në krye të renditjes së Serie A me 21 pikë, 3 më shumë se rivalët zikaltër, Interi. Fundi i ndeshjes ishte një marrëzi e vërtetë teksa dy portieret, Maignan dhe Martinez u ndëshkuan me karton të kuq.

Formacionet zyrtare:

Genoa (4-4-1-1): Martinez; De Winter, Dragusin, Bani, Vazquez; Sabelli, Thorsby, Frendrup, Haps; Malinovskyi, Goumundsson. Trajner: Alberto Gilardino

Milan (4-3-3): Maignan; Florenzi, Thiaw, Tomori, Theo; Musah, Adli, Reijnders; Chukweze, Jovic, Okafor. Trajner: Stefano Pioli

Goli i Pulisic:

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga