
Milan ka arritur të triumfojë ndaj Monzës së Berlusconit me shifrat 4-1. Takimi i vlefshëm për javën e 11-të të Serie A, shikon të besuarit e Piolit të ngjiten përkohësisht në vendin e dytë. Një sfidë tepër e rëndësishme kjo për Milan pasi mban afër, diferencën ndaj kryesuesve të Napolit.
Një dygolësh i Diaz në pjesën e parë ka sjellë qetësinë, duke u drejtuar të qetë ndaj dhomave të zhveshjes. Me startin e pjesës së dytë Origi realizon një supergol, duke 3 fishuar shifrat. Monza arriti të reagojë nga një silurë e Rannochia, por Leao vulos shifrat në 4-1.
Golat e takimit:
Poll