
Bylis mbyll pushimet e festave të Vitit të Ri dhe sot skuadra ka zbritur në fushë. Stafi teknik ka vendosur që përgatitjet për pjesën tjetër të nisin që sot edhe pse ndeshja e parë për këtë vit do të luhet më datë 22 janar.
Ballshiotët nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë pasi kanë objektiv Superligën e për këtë arsye kanë nisur nga puna, ndërsa nuk përjashtohen disa afrime në merkato. Aktualisht, pas 15 javësh të zhvilluara deri më tani, Bylisi kryeson me 38 pikë, ndërsa Erzeni ndjek në vendin e dytë me 35 pikë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Bylis bën me dije se stërvija ka nisur dhe të gjithë kanë një objektiv që është Superliga.
Postimi i Bylisit:
Ne e nisëm! Të gjithë për një qëllim!
Poll