
Në Spanjë klubet janë rikthyer të stërviten në mënyrë individuale. Lojtarët kanë kryer testet e tashmë kanë zbritur në fushë për të bërë stërvitjet e para pas ndalimit të futbollit prej pandemisë së covid-19.
Ditën e sotme ka qenë radha e Malagas që të nisë zyrtarisht stërvitjet me Keidi Bare dhe Armando Sadikun që janë rikthyer kështu në fushë. Klubi ka marrë të gjitha masat e nevojshme që lojtarët të plotësojnë protokollin shëndetësor.
Bare dhe Sadiku shihen me maska e doreza e gjithashtu dizifektojnë duart para e pas stërvitjes. Deri më tani nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e kampionatit në Spanjë, por klubet kanë nisur stërvitjen në pritje të përgjigjes zyrtare.
⚽️ ¡COMENZAMOS! ⚽️
— Málaga CF (@MalagaCF) May 9, 2020
Respetando las medidas de seguridad e higiene, con guantes, mascarillas y en nuestro lugar preferido
🏟️ Así ha sido la mañana en #LaRosaleda ➡️ https://t.co/6DsbyQVDf8#PrimerDía pic.twitter.com/vGRqBJRA59
¡Sadiku también está de vuelta y tiene un mensaje para vosotros, malaguistas! 🔊 💪🏻
— Málaga CF (@MalagaCF) May 9, 2020
Así es, estamos “MUY contentos” #PrimerDía #VamosMálaga pic.twitter.com/0n018mJ5vf