Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Video/ Mbërrijnë në Hungari, Fili magjepset nga stadiumi

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Mbërrijnë në Hungari, Fili magjepset nga stadiumi
Skuadrat  e Partizanit ka udhëtuar pasditen e sotme drejt Hungarisë, ku ka mbërritur rreth orës 12:00. Bashkë me të ka udhëtuar edhe talenti fierak, Realdo Fili, i cili ka postuar në instagramin e tij një video, teksa duket i magjepsur nga bukuria e stadiumit "Groupama Arena". Në këtë impiant futbollistik, ekipi i Partizanit do të luajë ditën e nesërme më hungarezët e Ferencvaroshit, takim i vlefshëm për raundin e dytë kualifikues të Champions League. Ky stadium është ndërtuar në vitin 2014, dhe ka kushtuar plot 50 milionë euro. Bukuria e tij dhe kushtet që ai impiant ofron, duket se i kanë lënë përshtypje të mirë sulmuesit të Partizanit, ku e ka postuar menjëherë videon e filmuar nga ai në profilin e tij. Fili ishte shënuesi i atij supergoli të shënuar në "Elbasan Arena". 20-vjeçari do të tentojë edhe ditën e nesërme të përshëndesë rrjetën e portierit kundërshtar, pasi aftësitë e tij nuk mungojnë duke qenë njohës i mirë i portës.

A video posted by Realdo Fili (@realdofili) on

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga