
Maqedonia e Veriut arriti kualifikimin historik për në Europianin 2020. Kombëtarja e njohur ka udhëtuar sot në mëngjes drejt Rumanisë, teksa në Bukuresht do zhvillojë 2 nga 3 ndeshjet e grupit. Bëhet fjalë për atë ndaj Austrisë me 13 qershor dhe 90 minutëshin përballë Ukrainës me 17 qershor.
Të besuarit e Angelovskit nuk kanë kohë për të humbur, teksa do vijojnë menjëherë me përgatitjet, për të qënë sa më në formë për Kompeticionin madhor. Në një grup me maqedonasit janë Ukraina, Austria dhe Hollanda.
Poll