Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Video/ Lokomotiva e shqiptarëve në "shina" drejt play-off të Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Lokomotiva e shqiptarëve në "shina" drejt play-off

Lokomotiva e Zagrebit ka arritur të triumfojë ditën e sotme me rezultatin 2-3 kundër Vorskla, duke arritur në këtë mënyrë kualifikimin e madh. Në këtë ndeshje u aktivizuan të dy shqiptarët si Grezda, i cili e nisi ndeshjen si titullar dhe Çekiçi, i cili u fut në lojë në minutën e 68. Të dy shqiptarët kanë bërë një ndeshje të mirë duke dhënë kontributin e tyre në këtë sfidë.

Pjesa e parë e lojës u mbyll me avantazhin e Lokomotivës, pasi Bockaj shënoi gol që minutën e parë të takimit.

Ndërsa fraksioni i dytë i lojës kishte disa gola për të prodhuar. Në minutën e 49 Peric shënon një autgol duke barazuar shifrat. Por katër minuta më vonë janë përsëri miqtë që dyfishojnë rezultatin në minutën e 53 me Folic, i cili shënon pas një pasimi të ardhur nga Bockaj.

Peric si për të shlyer gabimin e autogolit shënon edhe një gol tjetër, por kësaj radhe në portën kundërshtare. Minuta e 64 dhe takimi vijon 1-3.

Dhjetë minuta më vonë vendasit ngushtojnë përsëri rezultatin, por pa mundur të bëjnë dot më shumë se aq, pasi Lokomotiva e Zagrebit vazhdon rrugën drejt Play-off.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga