
Të tjera video kanë nisur të sigurohen pas ndeshjes së Tiranës kundër Besëlidhjes, e vlefshme për finalen e dytë të kampionatit shqiptar në basketboll për meshkuj. Pas veprimit skandaloz të drejtoreshës bardheblu, Deborah Keçi, ndaj arbitrit Malevi, Newsport.al ka siguruar pamje të reja nga ndeshja.
Në një moment, shtatlartit me numrin 3 të Tiranës i griset fanela nga kundërshtari. Por, gjyqtarët e takimit nuk e ndalin ndeshjen. Përkundrazi, urdhëron të vijojë sfida. Në videon e mëposhtme shihet lojtari bardheblu me fanelën e grisur dhe nga nervat, e shqyen të gjithën.
Poll