
PAS Janina ka zhvilluar dje një ndeshje miqësore me skuadrën e Tylkratis takim i cili ka përfunduar me fitoren e skaudrës së Andi Lilës. Ky takim ka përfunduar me fitoren e Janinës ndërkohë që mbrojtësi shqiptar i abonuar tashmë me golin ka realizuar me kokë për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren.
Ajo që ka bërë mediat helene të merren me këtë takim ka qenë një moment kritik. Portieri i PAS Janinës ka marrë një goditje dhe ka dëmtuar rëndë qafën. Ndeshja është ndërprerë për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që është dashur dhe shoqërimi me ambulancë. Kjo e fundit nuk ka qenë e pranishme dhe është dashur të pritej 10 minuta derisa të mbërrinte. Pas këtij momenti, portieri i Janinës është transportuar në spitalin e Lefkadhës dhe mësohet se gjëndja e tij është normalizuar nën kujdesin e mjekëve.
https://www.youtube.com/watch?v=l1MrL7wRmgY&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=bLhNYqpOQPc