
Milani arriti të fitonte në shtëpi përballë Lazios teksa e mposhti me rezultatin e pastër 2-0. Heroi i kuqezinjve ishte absolutisht ylli Rafael Leao. Portugezi asistoi në të dy golat, të parin për Christian Pulisic dhe të dytin për Noah Okafor, me dy aksione thuajse identikë që i dhanë 3 pikë të arta Djallit.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë, 3 më shumë se Interi i cili do të luajë sonte përballë Salernitanas. Ndeshja e rradhës për kuqezinjtë është ndaj Genoa në transfertë, më 7 tetor.
Poll