
Atalanta ka marrë një fitore me rezultatin e thellë 1-4 ndaj Lazios në transfertë. Skuadra zikaltër ka fituar me "poker" duke shkatërruar ekipi kryqytetas. Atalanta gjen golin e parë që në minutën e 10-të me Gosens, ndërsa në minutën e 32-të ishte Hateboer që dyfishoi ndeshjen, ndërsa Gomez vulosi pjesën e parë në 0-3.
Lazio zgjohet në pjesën e dytë duke hapur ndeshjen me Caicdon, por është sërish kapiteni zikaltër, Papu Gomez që shënon një supergol duke mposhtur Strakoshën për herë të 4-të e duke vulosur përfundimisht ndeshjen në 1-4. Kjo është fitorja e dytë e Atalantës në kampionat në po kaq ndeshje të luajtur, ndërsa Lazio pëson kështu humbjen e parë të sezonit.
Poll