
Juventusi nuk arrin as ndaj Sassuolos të rikthehet te fitorja. Bardhezinjtë barazuan 3-3, por në një ndeshje që mund ta kishin humbur nëse Sandro nuk do të shënonte me kokë. Juventusi shënon dy gola të shpejt me Danilon dhe Higuain, por Djuric mban në lojë skuadrën e tij pasi rihap ndeshjen.
Në fraksionin e dytë, Sassuolo shënon 2 gola për 3 minuta duke përmbysur ndeshjen. Berardi shënon një "përlë" nga faulli ndërsa Caputo kalon vendasit në avantazh. Për të shmangur humbjen e Juventusit mendon Alex Sandro që me kokë brenda zonës i jep një pikë bardhezinjëve. Tashmë diferenca me Atalantan e vendit të dytë është 7 pikë, ndërsa Interi luan nesër dhe mund ta çojë këtë diferencën në -6.
Galeria fotografike ()
Poll