
Juventus po udhëheq 1-0 në shtëpi ndaj Sampdorias, në takimin për 1/8 e Kupës së Italisë. Goli i bardhezinjve erdhi pas 25 minutash. Ishte pikërisht Cuadrado që gjuajti bukur, duke mposhtur Falconen. Ekipi i Allegrit do dyfishonte shifrat në minutën e 27-të. Gjithsesi, goli i Moratës do anullohej për shkak të një faulli.
Sampi u përpoq të reagonte me aksione sporadike, por vetëm kaq. Me interes pritet të shihet pjesa e dytë, ku të dyja skuadrat do kërkojnë të marrin maksimumin nga ky takim. Më poshtë mund të shihni videon e golit:
Poll