
JUVENTUS – MONZA 2-1
Juventus ka arritur të fitojë kundër Monzës me rezultatin 2-1. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në të dytën ishte “Zonja e Vjetër” që arriti të realizonte. Chiesa tregoi edhe një herë se sa i rëndësishëm është për bardhezinjtë teksa me një goditje “alla Del Piero” arriti të çonte sferën në rrjetë. Një gol me vlera për Juventusin që tashmë kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Pjesa e parë
Pjesa e parë mes Juventus dhe Monzës ka përfunduar në barazim 1-1. Një rezultat befasues për “Zonjën e Vjetër” në këtë sfidë të Kupës së Italisë. Fillimisht kanë qenë bardhezinjtë ata që kanë kaluar në avantazh me Kean në minutën e tetë.
Pas një asisti të McKennie, lojtari i “Zonjës” nuk gabon duke realizuar golin e parë. 16 minuta më vonë ishte Valoti që barazoi shifrat duke befasuar vendasit. Kjo përballje është e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë. Ekipet do të rikthehen në fushë pas 15 minutave për të vijuar me 45 minutat e dyta.