Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Video/ Ish-sulmuesi i Liverpoolit Djibril Cisse ka vendosur të bëhet "DJ"

Shkruar nga NEWSPORT
Video/ Ish-sulmuesi i Liverpoolit Djibril Cisse ka vendosur të bëhet

Djibril Cisse i cili i ka varur mbi gozhdë këpucët e futbollit, ka vazhduar një karrierë tjetër mjaft interesante. Tashmë Cisse-n do ta shohim si “DJ, producent dhe këshilltar”.

Francezi fillimisht ka dalë në pension në 2015 si shkak i një lëndimi, por u rikthye pas një operacioni tejet të suksesshëm.

Ai më pas ka dështuar  për të gjetur një klub, ndaj tashmë ish-sulmuesi i Lazios  dhe Liverpulit ka vendosur që të përqëndrohet në karrierën muzikore.

“Më ka pëlqyer të jem futbollist pasi topi ishte jeta ime. Do të doja të vazhdoja lojën, por më duhet të pranoj se futbolli sot për mua ka përfunduar. Me të njëjtin pasion do t’i përkushtohem muzikës dhe modës. Dua që të nis karrierë si DJ, producent dhe këshilltar dhe të krijoj një brend të veshjeve”, ka thënë Cisse për Yahoo Sport.

https://www.youtube.com/watch?v=F9pkTO2kpmc

https://www.youtube.com/watch?v=Up3HfX0vWAQ

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga