
Alert Alcani ka postuar një video në llogarinë e tij në facebook, ku tregon një rast me një shitës ambulant që kishte dalë në trotuar duke shitur. Por, duke qenë se legjislacioni nuk e lejon diçka të tillë, Policia Bashkiake ka ndërhyrë duke gjobitur shitësin në fjalë dhe më pas duke i marrë perimet që kishte në qese.
Për këtë ish-mbrojtësi i Partizanit ironizon policinë, për të cilën shkruan: "Me lot. Ky i shkreti duke u larguar, njëri vë gjobën, tjetri i merr ca perime për shpi. Bravo çuna! Me këtë gjest uroj ta zgjidhim ngërçin politik se këtu na kishte çaluar puna", përfundon Alcani.
Kujtojmë që përveç Partizanit, Alcani ka luajtur edhe me skuadra të tjera me emër si Vllaznia, Skënderbeu, Teuta, Lushnja dhe Besëlidhja.
[gallery columns="1" size="full" ids="111007"]
[video width="224" height="400" mp4="http://newsport.al/wp-content/uploads/2017/05/3.mp4" autoplay="true"][/video]