Interi mposhti Sassuolon në San Siro me rezultatin 4-2. Ajo që u duk si një fitore e lehtë për zikaltërit, për pak do të kthehej një një zhgënjim teksa nga rezultati 3-0, miqtë e ngushtuan në 3-2 duke i bërë minutat e fundit të sfidës për zikaltërit plot vuajtje duke parë nga kronometri për fundin e sfidës.
2 herë Romelu Lukaku dhe 2 autogola i dhanë Interit një fitore shumë të rëndësishme për objektivin jetik të sezonit, kualifikimin në Champions League. Djemtë e Inzaghit tani gjenden të qetë në vendin e 3-të me 66 pikë, aq sa Juventus me një ndeshje më pak dhe 1 më shumë se Lazio. Kushërinjtë e tyre, Milani, gjendet në të 5-tin me 61 pikë jashtë zonës Champions.
GOLAT:
Poll