
Ka përfunduar me rezultatin 0-1 pjesa e parë e ndeshjes, Inter – Lyon. Zikaltërit nuk kanë mundur të triumfojnë në 45 minuta, teksa Lacazette i ka ndëshkuar në minutën e 31-të. Edhe pse skuadra e Inzaghit u mundua të reagojë, francezët ishin më të vendosur në fushë për të marrë maksimumin në këtë pjesë të parë.
Në këtë sfidë miqësore nuk kanë munguar as kartonët e verdhë. Plot 3 për Interin, ndërsa dy për Lyon. Tashmë skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes për të nisur më pas pjesën e dytë pas 15 minutash. Pritet me interes të shihet nëse do të aktivizohet ose jo mesfushori Kristjan Asllani.
Poll