
Sapo kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për Serie A. Inter fitoi 0-2 në Bergamo ndaj Atalantës, falë golave të D'ambrosio në minutën e parë dhe Young në të 20-tën. Milan ''asfaltoi'' 3-0 Cagliarin, ku Klavan ka shënuar autogol në minutën e 11-të, ndërsa Ibra dhe Castilejo ''tundën rrjetën'' në të dytën.
Vlen të theksojmë që Ibrahimoviç ka humbur një penallti. Ka surprizë në Torino, teksa Juventus pësoi disfatë 1-3 ndaj Romës. Edhe pse pa objektiva, Napoli nuk fal, teksa bën detyrën ndal Lazios (3-1).
Poll