
Inter ka fituar 0-3 me Romën në “Olimpico”. Sfida e javës së 16 në Serie A ka folur për miqtë e Inzaghit, që i falen golave të Calhanoglu, Dzeko dhe Dumfries, që të tre në pjesën e parë.
Dueli ka qenë i dominuar nga kampionët në fuqi të Italisë, që kanë zhbllokuar gjithçka në minutën e 15 me turkun Calhanoglu. Më pas Dzeko dhe Dumfries në të 24 dhe 39 minutë kanë vendosur sfidën.
Pas kësaj fitoreje, Inter mban vendin e dytë me 37 pikë, 1 më pak se Milan. Në vend të tretë Napoli me 36 pikë, që sot në mbrëmje luan me Atalantën dhe do kërkojë sërish kreun.
Poll