Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Inter i pamëshirshëm kundër Monzas, fiton dhe shkëputet 5 pikë nga Juventus

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Inter i pamëshirshëm kundër Monzas, fiton dhe

Monza 1-5 Inter (68' Pessina; 12', 60' Calhanoglu, 14', 84' Lautaro, 88' Thuram)

Inter mori një fitore me rezultat të thellë 1 me 5 kundër Monzas në transfertë. Pas javës së 20, zikaltërit ndodhen 5 pikë para Juventusit ndjekës, por me një ndeshje më shumë të luajtur. Monza qëndron në vendin e 11 në anën tjetër.

3 gola u shënuan përmes penalltive, ku dy i takonin Interit. Calhanoglu dhe Lautaro Martinez realizuan dopietë personale, ndërsa Thuram vulosi rezultatin. Golin e vetëm për Monzan e shënoi Pessina.

Pati minuta dhe për Kristjan Asllanin, që mori vendin e Calhanoglu në minutën e 62’. Rezultati shënonte 0 me 3.

Seria A: Java e 20

Stadiumi: “Brianteo”

Arbitër: Rapuano

Formacionet Zyrtare:

Monza (3-4-2-1): Sorrentino; D’Ambrosio, Pablo Marì, Caldirola; Kyriakoupolus, Pessina, Gagliardini, Ciurria; Mota Carvalho, Colpani; Colombo. Trajner: Palladino.

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro. Trajner: S. Inzaghi.

Komenti minutë pas minute:

FT/ Monza 1-5 Inter

88' Thuram shënon golin e pestë për Interin. 1-5. (VIDEO)

84' Martinez shënon golin e katërt për Interin. 1-4. (VIDEO)

68' Pessina shënon për Monzan përmes penalltisë. 1-3. (VIDEO)

62' Kristjan Asllani zë vendin e Calhanoglu, që u kthye në "hero" për Interin gjatë ndeshjes së sotme.

60' Calhanoglu shënon golin e tretë për Interin dhe kompleton dopietën personale. 0-3. (VIDEO)

HT/ Monza 0-2 Inter

29' Monza gjen golin, por VAR e akordon ofside. Ndeshja vazhdon 0-2 për Interin. (VIDEO)

14' Lautaro gjen golin e dytë për Interit. 0-2. (VIDEO)

12' Calhanoglu kthen penalltinë në gol. VAR erdhi në ndihmë pasi kryesori nuk e akordoi fillimisht prekjen me dorë. 0-1. (VIDEO)

1' Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga