Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ibra merr të kuq, Milan shënon tre herë për tri pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ibra merr të kuq, Milan shënon tre herë për tri

Parma 1-3 Milan (Gagliolo 66' / Rebic 9', Kessie 44', Leao 92')

Milan ka fituar 1-3 me Parmën në transfertë. Kuqezinjtë e Piolit kanë marrë tri pikë me vlerë në garën për zonën Europiane. Pas vetëm nëntë minutash, Rebic ka kaluar në epërsi miqtë, që do gjenin golin e qetësisë me Kessie në të 44 minutë.

Përpara golit të vendasve, Ibra la Milan me 10 lojtarë si pasojë e kartonit të kuq që erdhi për protesta. Parma u mundua të barazonte shifrat, ndërsa Leao mbylli llogaritë në shtesë. Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 60 pikëve, 11 më pak se Inter kryesues.

LIVE:

92' Leao mbyll llogaritë te Milan, 1-3 në fundin e sfidës.

66' Gagliolo ngushton shifrat në 1-2

45' Mbyllet pjesa e parë 0-2.

44' Kessie gjen golin e dytë për miqtë.

8' Rebic kalon në avantazh Milan.

Formacionet:

ParmaSepe; Conti, Bani, Gagliolo, Pezzella; Kucka, Kurtic, Hernani; Man, Pelle, Gervinho.

MilanG Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga