Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Hellas Verona fiton me përmbysje ndaj Napolit, Genoa nuk fal ndaj Cagliarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Hellas Verona fiton me përmbysje ndaj Napolit, Genoa nuk fal ndaj

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e radhës në Serie A të vlefshme për javën e 19-të. Napoli ka pësuar një disfatë të thellë 3-1 ndaj Hellas Veronës në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Gattuso shënoi golin e parë që në minutë të parë me Lozano.

Verona reagoi në minutën e 34-të me Di Marco duke barazuar ndeshjen, ndërsa në fraksionin e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera. Barak dhe Zacagni shënuan për Veronën duke vulosur fitoren 3-1. Me këtë humbje Napoli qendron në vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa Verona në vendin e 9-të me 30 pikë.

Sfida tjetër, Genoa-Cagliari u mbyll me rezultatin minimal 1-0. Një fitore me vlera për vendasit që shënuan në minutën e 10-të me Destro dhe ky gol ngeli në fuqi gjatë gjithë 90 minuta. Me këtë fitore, Genoa shkon në vendin e 16-të me 18 pikë, ndësa Cagliari në vendin e 18-të me 14 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga