
Atalanta ka arritur të marrë fitoren e radhës në kampionat ndaj Leçes. Skuadra bergamaske ka fituar me rezultatin 3-1 me golat e Zapatës, Gomes dhe Gosens, ndërsa për miqtë shënoi Lucioni. Nga minuta e parë për Atalantën ishte edhe mbrojtësi I kombëtares Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta në fitoren e skuadrës bergamaske. Me këtë 3 pikësh Atalanta shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e 3-të.
Nga ana tjetër Lacio nuk ka arriut të fitojë ndaj Bologna në transfertë. Lacialët kanë barazuar 2-2 duke mos shkuar më shumë se një barazim , por që të dyja skuadrat e mbyllën me nga 10 lojtarë. Strakosha si zakonisht e nisi ndeshjen si titullar, por pa mundur të evitojë humbjen. Golat për Lacion u shënuan nga Immobile, ndërsa për vendasit Krejci dhe Palacio. Me këtë barazim Lacio shkon në kuotën 11 pikëve në vendin e 6-të.