Granit Xhaka është bërë protagonist në fitoren tenistike të Arsenal 6-0 kundër Sevilla-s. Mesfushori shqiptar e ka nisur ndeshjen miqësore nga minuta e parë. Në fundin e takimit, ai dhuron spektakël duke rikuperuar një top në hyrje të zonës së tij.
Gjithçka nis aty dhe me cilësitë që e karakterizojnë, shmang kundërshtarin dhe jep një asist të mrekullueshëm për shokun e skuadrës. Gjithçka bëhet më e lehtë për lojtarët e Arsenal që me portën e boshatisur s’e kanë të vështirë të gjejnë golin e 6-të.