
Paris Saint-Germain pëson humbjen e gjashtë në kampionat, këtë herë në shtëpi ndaj Lorient.
Parizienët e gjejnë veten në disavantazh në minutën e 15-të por Mbappe barazon 14 minuta më vonë. Goli i sulmuesit është nga ato që të çudisin teksa portieri Mvogo habiti të gjithë teksa la topin të lirë përpara portës dhe Mbappe e dërgoi në rrjetë.
Miqtë përfitojnë nga dalja e Hakimi me karton të kuq në minutën e 20-të edhe e mbyllin pjesën e parë në avantazhin 1-2. Pjesa e dytë flet sërish për miqtë në minutën e 86-të VAR i anullon golin Dieng që gjen sërish rrjetën 2 minuta më vonë.
Me këtë humbje mund të përfitojë ekipi i Marseille që luan në orën 20:45 ndaj Auxerre, dhe një fitore e mundëshme e çon në -5 pikë nga ekipi i Galtier, gjë që mund hapte llogaritë për titullin kampion kur kan mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit.
Golat e ndeshjes: