Ilda Bejleri ka postuar në instagramin e saj një video, ku shfaqet Dritan Shakohoxha nën komentin e ndeshjes Rumani-Shqipëri, takim që përfundoi në favor të kuqezinjve, pas golit historik të Armando Sadikut. Emocionet e Shakos janë të papërshkrueshme, ai është përfshirë tërësisht në atë ndeshje, teksa nuk e ka fare mendjen se çfarë bën moderatorja shqiptare. Një gëzim i lejueshëm për të, pas asaj ndesheje që mori jehonë në mediat botërore. Ndiqeni videon!