Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Gol “alla Messi” te Tirana e moshave, i biri i Jul DEDËS shmang si birrila kundërshtarët dhe nuk mund të ndalet as me faull

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol “alla Messi” te Tirana e moshave, i biri i Jul DEDËS

Është vetëm 14 vjeç, por në fushë sillet si një lojtar profesionist. Mateo Deda, futbollisti i moshave të Tiranës shihet padyshim si e ardhmja e këtij klubi. Vit pas viti ka njohur progres në lojën e tij dhe së fundmi është babai, aktori i njohur i humorit, Julian Deda që ka treguar një nga golat e fundit të djalit të tij.

Ai zbulon momentet më të mira në sfidën kundër Apolonisë si dhe një perlë të realizuar nga Mateo. 14-vjeçari i shmang kundërshtarët si birrila dhe në fund pengohet e rrëzohet. Por, nuk preferon penallti.

Vijon aksionin, shmang dhe portierin që kishte mbetur si i fundit dhe shkund rrjetën kundërshtare. Një gol që për nga mënyra e performimit na kujton Messin e artë, megjithëse në nivele krejt të ndryshme. Nëse do të vazhdojë në këtë mënyrë e me këto ritme, padyshim që e ardhmja e Mateos do të jetë e ndritur.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga