
Mosha ecën, por Valdet Rama vazhdon të shkëlqejë. Ish-lojtari i Kukësit ka arritur të realizojë ditën e djeshme një supergol në radhët e Mepen në ndeshjen kundër Uerdingen. Sfia u mbyll me rezultatin 0-2 ndërsa në minutën e 58-të, 32-vjeçari me një të djathtë vrastare arriti ta çonte sferën në trekëndësh.
Ky takim ishte i vlefshëm për javën e dytë të ligës së 3-të gjermane. Ish-lojtari i Kukësit që spikati me verilindorët para dy sezonesh, vijon të tregojë vlerat e mrekullueshme në linjën e majtë të fushës.
Poll