
Gareth Bale është një nga personat më mediatik në klubin madrilen i cili nga kandidat kryesor për tu larguar nga klubi, kaloi titullar në formacionin e Zinedine Zidane. Uellsiani ishte pothuajse i divorcuar me "galaktikët", por dështimi në merkato i Real Madrid, bëri që Bale të fitonte vendin e formacionit. Tashmë uellsiani duket se po iu servir "hakmarrjen" e ftohtë, klubit të Real Madrid, duke i injoruar në çdo shans që i jepet.
Gjatë kësaj periudhe Bale ka zbuluar pasionin e madh të tij për sportin e golf-it, teksa këtë e bëri të ditur dhe në një flamur me kombëtaren e Uellsit, ku injoroi klubin madrilen. Mirëpo duket se Bale nuk ndalet. Në stërvitjen e ditëve të fundit të Real Madrid, Gareth Bale shfaqet i qeshur duke improvizuar goditjen e topit të futbollit siç godet atë të golfit. Diçka e tillë i ka nervozuar tifozët spanjoll, duke thënë se uellsiani nuk interesohet më për futbollin aq më pak për Real Madridin.