
Cartagena i është falur Armando Sadikut për të marrë fitoren 2-3 në transfertë kundër Huesca, në javën e 2 të Ligue 1. Sulmuesi elbasanas ka hyrë vetëm në minutën e 82, ndërsa ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në të 98.
Ky është goli i parë i 31 vjeçarit me ekipin ku firmosi disa javë më parë. Sadiku ka gjetur veten te bardhezinjtë, duke e nisur mbarë sezonin e ri.
I ftohtë “akull” para portierit, Sadiku ka bërë që të tijtë të dalin me tri pikë nga një fushë e vështirë.
Poll