
Jon Mersinaj është bërë protagonist në miqësoren që po luhet aktualisht mes Lokomotiva Zagreb dhe AEK Athinës. Mbrojtësi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 28-të duke zhbllokuar rezultatin e sfidës.
Pas një krosimi nga këndorja, qendërmbrojtësi kërceu mbi të gjithë dhe devijoi topin në traversë e më pas në rrjetë.
Mersinaj është kthyer në një lider te skuadra kroate duke dhuruar performanca mjaft të mira në sezonet e fundit teksa ia ka dalë të ftohej edhe 2 herë nga trajneri Reja në Kombëtaren shqiptar, ndaj Polonisë ku qëndroi në stol dhe ndaj Estonisë në miqësore ku luajti për 27 minuta.
Emri i tij është në listën prej 70 lojtarësh të Sylvinhos që ndjek hap pas hapi çdo lojtar shqiptar që dhuron paraqitje të mira në Europë.