Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Florian KAMBERI kualifikohet në Europa League me Rangers, Gerrard e lë 80 minuta në fushë për të bërë lojën e "pistë"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Florian KAMBERI kualifikohet në Europa League me Rangers, Gerrard e

Klubi skocez i Rangers arriti të kualifikohej në Europa League, duke mposhtur në ndeshjen e dytë portugezët e Bragës me rezultatin 0-1. Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi e nisi titullar sfidën e sotme, teksa qëndroi në fushë për 78 minuta. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 61 të pjesës së Dytë pas një kundërsulmi të shpejtë nga Kent. Gjatë pjesës së parë, futbollisti i Rangers Hagi, humbi një 11-metërsh kjo fal një super pritje të portierit vendas.

Stevend Gerrard para ndeshjes zbuloi urdhërat për Kamberin në këtë ndeshje i cili ishte i përcaktuar të bënte lojën e pistë. Sulmuesi shqiptar gjatë 80 minutave në fushë vrapoi duke i vendosur në presion mbrojtësit dhe mesfushorët e Bragës ku nuk iu linte shumë kohë për të përgatitur sulmet e tyre. Në fillim të sfidës Kamberi kishte një rast të pastër me portierin, por sulmuesi e gjuan me këmbën e majtë dhe topi shkon drejtpërdrejtë në trupin e portierit. Në minutën e 78' Kamberi u zëvendësua nga Steven Gerrard i cili hodhi në fushë Ojo i cili luan si mesfushorë për të ruajtur rezultatin.

Goli:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga