
Milani ka fituar me rezultatin 5-0 kundër Wolfsberger, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kuqezinjtë kanë qenë spektakolar duke mos e vënë në diskutim asnjëherë fitoren. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të kampionëve të Italisë me Leaon dhe Rebiç që shënuan dy herë për dy minuta.
Në pjesën e dytë, pati shumë zëvendësime në radhët e dy ekipeve. Megjithatë sërish ishin italianët ata që treguan cilësi dhe konkretizim në lojën e tyre. Messias trefishoi rezultatin në minutën e 57-të, kurse Adli realizoi golin e katërt 3 minuta më pas. Fati i takimit u “vulos” nga Gabia që i dha fitoren 5-0 Milanit.
Poll