
PSG-ja është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të sezonit të ri. Kampionët e Francës kanë mundur minimalisht 1-0 Metz me një gol të Draxler në minutën e 93-të të ndeshjes. Një gol që shpëton kështu parizienët nga një rekord negative.
Nëse ky takim do të mbyllej në barazim 0-0, PSG-ja do të vendoste rekordin më negativ në histori duke mos shënuar asnjë gol dhe duke mos marrë asnjë fitore në 3 javët e para të Ligues 1 në Francë. Sulmuesi gjerman I jep kështu fitoren e parë PSG-së që e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Diallo.
Poll