=Nuk ndalet ecuria me fitore e fanellës kuqezi në futboll. Kombëtarja e Shqipërisë gëzoi miliona shqiptarë me rezultatet historike në dy ndeshjet e fundit të Euro 2024 ku barazuam me Çekinë dhe mposhtëm Poloninë në ‘Air Albanian’ e mbushur plot.
Edhe në futbollin 5x5 vijojmë të korrim sukses teksa siguruam një vend në 32 më të mirat e botës në Botërorin e Essen ndërsa në miqësoren e fundit me Italinë fituam 6-2. Sonte u zhvillua edhe miqësorja e dytë përsëri ndaj fqinjëve përtej detit në ambientet e kompleksit “Shtëpia e Futbollit”.
Shqipëria fitoi me rezultatin identic si ajo në miqësoren e parë duke mposhtur sërish 6-2 azzurrët.
GOLAT:
Poll