
Viti 2020 është duke "trokitur" dhe të gjithë do të kthejnë faqen e re të "jetës". 2019 ka qenë një vit i mbushur me sfida të mëdha për Shqipërinë dhe futbollin shqiptarë. Pas kryerjes së bilanceve për arritjet dhe dështimet e vitit që po lëm pas, të gjithë bëhen gati për më shumë suksese në 2020.
Urimet për Vitin e Ri sapo kanë filluar dhe një video-urim vjen nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar në faqen e tyre zyrtare urimet e futbollistëve të Kombëtares, duke filluar nga Armando Sadiku, Hysaj, Memushaj, Manaj apo dhe Grezda I cili për shkak të një pezullimi nuk ka qenë pjesë e Kombëtares kohët e fundit. Futbollistët njëzëri urojnë mbarësi për të gjithë shqiptarët mbi Vitin e Ri 2020. Në fund një urim për shqiptarët e lë edhe trajneri i Kombëtares Edi Reja.