
Milot Rashica duket se e ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në fillim të kampionatit dhe e detyroi atë të rrintë gati 4 javë largë fushave. Rashica është zgjedhur titullar në ndeshjen e sotme nga trajneri Kohfeldt. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin që në ndeshjen e parë, pas dëmtimit ndaj një kundërshtari të fortë si Dortmund.
Në minutën e 8-të të takimit, pas një asist nga Klassen, Rashica ka marrë mirë topin dhe ka shënuar me një gjuajtje të fortë në portën e Dortmund.
Ekipi verdhezi ka reaguar direkt pas golit të pësuar duke barazuar një minutë më vonë me Mario Gotze. Pa u mbyllur pjesa e parë ekipi i Dortmund ka realizuar dhe golin e dytë me Reus. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-1.