
Suedia 3-2 Polonia
Suedia ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, me shifrat 3-2, në ndeshjen e fundit të grupeve për EURO 2020. Në San Petersburg, të besuarit e Andersson realizuan dy herë me të zakonshmin Forsberg. Polakët nuk do dorëzoheshin, pasi Lewandowski do vinte me dopietë. Në limite, Kombëtarja e verdhë "tund rrjetën" me Claesson.
Kështu, përfundimisht, në grupin E, Suedia është e para, Spanja e dyta. Sa i përket lojtarëve të Sousas, kthehen në shtëpi.
EURO 2020 / NDESHJE GRUPI
FORMACIONET ZYRTARE:
Suedia (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; S. Larsson, Olsson, Ekdal, Forsberg; Quaison, Isak.
Polonia (3-4-2-1): Szczesny; Bereszynski, Bednarek, Glik; Jozwiak, Klich, Krychowiak, Pichacz; Swiderski, Zielinski; Lewandowski
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
90- GOLL. Claesson për 3-2. Suedia merr 3 pikë.
85- GOLL. Lewandowski barazon shifrat. 5 minuta shtesë dhe shpresë për ta.
61- GOLL. Polonia shkurton diferencat me Lewandowskin.
60- GOLL. Forsberg "shkund merimangat". Ky gol i dytë është goditje psikologjike për polakët.
47- Provon Zielisnki nga distanca, por pa rezultat.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
35- Probleme për Lewandowskin pas një dueli me Forsbeg. Gjithsesi, asgjë serioze.
17- E pabesueshme se çfarë bën Robert Lewandowski. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut nuk realizon dot shumë afër portës.
16- Faull i Quaison ndaj Kamil Glik.
15- Ushtron presion ekipi i Andersson. Kërkon të sigurojë sa më shpejt të jetë e mundur fitoren.
13- Pranë golit të dytë Suedia. Isak del mirë nga krahët, por topi i nisur prej tij ndalet nga mbrojtja polake.
2- GOLL. Suedia ka kaluar në avantazh pas 90 sekondash lojë. Ka qënë Forsberg që ka shënuar.
1- Nis ndeshja.