Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

VIDEO/ "Është ai, gjithmonë ai dhe... gol", FSHF-ja kujton të madhin Arben Minga, fitorja fantastike e Kombëtares dhe perla e sulmuesit kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Është ai, gjithmonë ai dhe... gol", FSHF-ja

Federata Shqiptare e Futbollit ka sjellë në memorien e gjithë sportdashësve të paharruarin Arben Minga. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare do të shënonte një gol spektakolar në ndeshjen Shqipëri - Belgjikë, luajtur në 22 dhjetor të vitit 1984.

Ai merr topin nga gjysmëfusha, shmang mbrojtësin kundërshtar dhe në fund kalibron të djathtën duke çuar sferën në rrjetë. Asokohe takimi përfundonte me rezultatin 2-0, ku goli i parë ishte shënuar nga Mirel Josa.

"Është goli i dytë, i shënuar nga i paharruari Arben Minga në ndeshjen Shqipëri - Belgjikë luajtur më 22 dhjetor 1984 për eliminatoret e Botërorit Meksikë '86. Ndeshja përfundoi 2-0. Goli i parë u shënua nga Josa", shkruhej në faqen zyrtare të FSHF-së.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga