
Chelsea barazoi dje ndaj Real Madrid në Spanjë 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale për Champions League. Skuadra londineze zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, teksa kaloi në avantazh me Pulisic, përpara se të barazohej nga Benzema.
Blutë e Tuchel kanë protestuar ashpër për një moment gjatë ndeshjes, me Chilwell që ka marrë një të shtyrë nga Carvajal brenda zonës vendase. Nga pamjet duket qartë se shtyrja ishte e dukshme, ndërsa arbitri nuk akordoi 11 metërsh. Diçka e tillë ka tërbuar mysafirët të cilët ndihen në vjedhur në elitën e futbollit evropian.
Poll