
Armando Vajushi ka shënuar gol në ligën e dytë rumune. Sulmuesi shkodran ka gjetur golin për Petrolul në sfidën e transfertës ndaj Pandurri. Me rezultatin 0-2 për të tijtë, Vajushi ka gjetur golin e tretë dhe atë të qetësisë.
Sulmuesi ka shënuar nga pika e bardhë, me një penallti që e ka fituar vetë. 29 vjeçari ka marrë një pasim të bukur në sulm, duke bërë një driblim që ka detyruar mbrojtësin vendas ta ndalë me faull. Penallti e ekzekutuar mirë nga Vajushi, që çon shifrat në 0-3 për Petrolul në minutën e 26 të takimit.
Poll