Pamje të turpshme ka dhuruar mbrëmjen e sotme Superliga turke në javën e 15. Presidenti i Ankaragucu ka sulmuar arbitrin e FIFA-s pas barazimit 1 me 1 ndaj Rizespor.
Faruk Koca goditi Halil Umut Meler. duke e lënë atë me sy të nxirë dhe të traumatizuar pas asaj që ndodhi. Gjithçka erdhi pas vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes që përfundoi 1 me 1.
Fillimisht ishte klubi i presidentit Faruk që gjeti avantazhin në minutën e 14’. Me fillimin e pjesës së dytë, Ali Sowe, ish-lojtari i Skënderbeut u ndëshkua me të kuq. Teksa dukej se skuadra do shkonte drejt fitores minimale, drama ndodhi në fund.
Fillimisht klubi i Rizespor u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 95, ndërsa dy minuta më vonë gjetën barazimin. Çfarë ndodhi më pas mund të shihni videon më poshtë.
https://twitter.com/alkolukbaskan/status/1734299425734832337?s=46&t=94EciqG2PljGpYQeSjc7Bw&fbclid=IwAR2FbcBgrIA-_qX7NERwtfq0NU6Y1hnGV6yrTTvoOAe1PrIiHnBLNfU_L10