
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Dortmund dhe Frankfurt, me rezultatin 4-0 në favor të vendasve. Golat u shënuan nga Guerreriro, Sancho, Haaland dhe Piszczek. Ndeshja doli më e lehtë se ajo që pritej, por në ''Signal Iduna Park'' kishte goleadë. Kështu, të verdhët tashmë rënditen në vendin e dytë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë në ''Signal Iduna Park'' mes Dortmund dhe Frankfurt, me rezultatin 1-0. Goli është shënuar nga Piszczek në minutën e 33-të, pas një assisti nga Hachimi. Miqtë kanë ngacmuar disa herë portën kundërshtare, por pa efikasitet.
Menjëherë sapo ka nisur pjesa e dytë, Dortmund ka trefishuar me Sancho dhe Haaland ( 50' ; 54'). Pikërisht Hakimi ka assistuar në golin e sulmuesit norvegjez, duke shkuar tashmë në dy të tillë sot. Guerreriro ka shënuar të katërtin në fund të sfidës.
FORMACIONET ZYRTARE/
Dortmund/ Burki, Hummels, Piszczek, Zagadou, Guerrerio, Hazard, Can, Ëitsel, Hakimi, Sancho, Halaand
Frankfurt/ Trapp, Hinteregger, Ndicka, Abraham, Toure, Rode, Ilsanker, Chandler, Kostic, Gacinovic, Silva