
Refik Halili ka festuar sot 62-vjetorin e lindjes. Presidenti i klubit të Tiranës ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të skuadrës që po përgatitet për ndeshjen e parë të Champions League kundër Dudelange.
Pikërisht në shtëpinë e tyre, në stadiumin "Selman Stërmasi" kreu i kampionëve është surprizuar me një tortë nga lojtarët dhe stafi bardheblu. Nuk mungon kënga e ditëlindjes, ndërsa presidenti dëgjohet duke shprehur dëshirën teksa i fryn qirinjve: "Dëshira ime është që çunat të kenë shëndet", thotë ai ndërsa shoqërohet me duartrokitjet e gjithë futbollistëve.
Tirana do të luajë në transfertë kundër Dudelange në datën 6 korrik, në orën 19:30. Interesi është i madh për të mësuar nëse kampionët e Shqipërisë do të sigurojnë ose jo kualifikimin në ndeshjen e parë apo do ta lënë për atë të kthimit në datë 12 korrik në "Air Albania Stadium".